“Rrugës e trishtuar Beatrixi po ecën…”
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj siç duket është një adhuruese e stinës vjeshtës, e këtë na dëshmon edhe një fotografi që ajo ka postuar në Instagram.
Trixa e cila shquhet për zërin dhe trupin e saj mjaftë perfekt nuk ka treguar ende se a e ka gjetur “princin e kaltër”, kjo pasi që ajo asnjëherë nuk flet për jetën e saj private.
E një gjë e tillë është vërejtur edhe mbrëmë pasi që këngëtarja ka shëtitur e vetme në mes të natës në kohën me shi duke dëgjuar muzikë, transmeton Indeksonline.
“Walking alone in the middle of the night while raining… #goodmusic#BonIver #neëfavoritething 💭”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë të postuar në Instagram.
Urojmë që Beatrix të mos shëtitet vetëm edhe për shumë kohë./Indeksonline/


