Mobi Casa

Rrugë e gjatë e Kosovës deri në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli të Evropës Torbjern Jagland ka deklaruar se kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në këtë trup nuk ka arritur në Strasbourg dhe se kur të ndodhë kjo, rruga deri tek anëtarësimi do të ishte i gjatë.

“Nëse edhe arrin kërkesa e Prishtinës, ekziston procedura, përfshirë monitorimin dhe përmbushjen e kushteve. Do të jetë një proces i gjatë. Ekziston edhe aspekti politik. Mendoj se askush tash nuk dëshiron ta dëmtojë procesin e dialogut që po vazhdon ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe i cili lehtëson BE-në”, ka thënë Jagland në intervistën për gazetën e Beogradit “Novosti”, përcjell Koha.net.

Në pyetjen se sa është reale që kërkesa të merret në shqyrtim sivjet, ashtu siç ka thënë kohë më parë në bisedë me të ministri i jashtëm I Kosovës Hashim Thaçi, Jagland, siç thotë kjo gazetë, u përgjigj se kjo çështje varet krejtësisht nga vendet që e përbëjnë Këshillin e Evropës.

Mobi Casa

“Është fakt se dy të tretat e vendeve tona anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ne nuk e dimë se cilat nga ato që e kanë njohur dëshirojnë që Kosova të jetë anëtare e përhershme jona”, ka thënë Jagland.

Ai ka theksuar se dialogu i Beogradit me autoritetet në Prishtinë është shumë i rëndësishëm.

© KOHA.net