UBT

Rruga zgjerohet në kohë të papërshtatshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse e konsiderojnë të domosdoshëm zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën, qytetarët kritikojnë Ministrinë e Infrastrukturës se nuk ka gjetur kohën më të përshtatshme për kryerjen e punimeve.

Edhe pse punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Fushë Kosovë kanë krijuar kolona të gjata, sidomos në hyrje të Prishtinës ku komunikacioni është vështirësuar dukshëm, qytetarët vlerësojnë se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë i domosdoshëm. Mirëpo, ata hedhin kritika ndaj Ministrisë së Infrastrukturës pasi mendojnë se këta zyrtarë nuk e kanë zgjedhur kohën më të përshtatshme për t’i filluar punimet në zgjerimin e rrugëve.

HW

Projekti për zgjerimin e kësaj rruge kap vlerën prej mbi 633 mijë eurosh, ku gjatësia e këtij segmenti do të jetë rreth 3 kilometra nga hyrja e Prishtinës deri tek rrethrrotullimi në Fushë Kosovë.

Rruga, e cila deri më tani ka pasur dy korsi, pas kryerjes së punimeve do t’i ketë tri korsi. Por Saranda Jusufi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se punimet për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve fillojnë në muajin prill dhe më pas projektet zhvillohen në bazë të planit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.