RCCOLA

Rruga Viti – Kllokot, rrezik për aksidente, kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Rruga e dëmtuar nga rrethi në qytetin e Vitisë, e deri në dalje të qytetit, në drejtim të Kllokotit, është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve. Banorët apelojnë për ndërhyrje, pasi po u dëmtohen automjetet e tyre, dhe pasi rrezikohen nga aksidentet.

Aksi i rrugës kryesore Viti – Kllokot, ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë e saj të lartpërmendur, duke u bërë një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve, por edhe për banorët e zonës, pasi rreziku për aksidente është mjaft i lartë.

Ata apelojnë që të ndërhyhet në këtë aks, pasi që prerja dhe heqja e asfaltit nga punekryesit e rrugës po i dëmton makinat e tyre.

Gjithashtu ata shprehen se kalojnë me mjaft vështirësi, ndërsa për ata që nuk e njohin këtë segment, rrugëtimi mundë të rezultojë me rreziqe të mëdha.

Qytetarët e Komunës së Vitisë, ankohen se shumë akse rrugore brenda qytetit dhe jashtë qytetit nëpër fshatra, janë dëmtuar dhe u krijojnë vështirësi në lëvizje.

EVSB e Vitisë, disa herë ka ngritur shqetësime të kësaj natyre, dhe shumë shqetësime tjera të qytetarëve në KKSB-në e Vitisë.

Komuna është e obliguar t’ju përgjigjet banorëve, taksapaguesve të saj, për kërkesat apo shqetësimet e tyre që i kanë.

Uji Dea

Banorët e Komunës së Vitisë, ankohen dhe pyesin, se si guxon paraja e taksapaguesve dhe paraja publike të keq përdoret hapur, para punekryesit, para komisionit mbikëqyrës, para organeve më të larta mbikëqyrëse, siç është: Hetuesia e krimeve ekonomike, dhe prokuroria e Shtetit.

Shumë rrugë të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Vitisë, në çdo gjashtë muaj ato riparohen, po vuajnë degradimin, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Shumë prej akseve janë dëmtuar rëndë ndër vite për shkak të ndërhyrjeve nga firmat private që i përzgjedhë Komuna.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve thonë se situata është mjaft problematike që prej vitesh, kërkojmë ndërhyrjen e hetuesisë.

Kjo dukuri ka vite që vazhdon kështu ,rrugët të asfaltohen brenda vitit asfalt mbi asfalt, të plasariten të formohen gropa dhe të bin bari në asfalt, vërtet kjo është shqetësuese për ne, dhe nuk donë koment. Kjo praktikë e mbrapsht institucionale duhet të ndalet. Vite të tëra na përcjellin me këso degradime, mjaft më thonë qytetarët.

Fotografit e bëra nga vendngjarja, dëshmojnë shqetësimin e qytetarëve, shihet rruga e hapur nga njëra anë dhe të nesërmen ana tjetër e rrugës.

EVSB, falënderon qytetarët të cilët tregojnë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar dhe luftuar çdo dukuri negative në shoqëri. EVSB është, për të ngritur shqetësimet e tyre, dhe përmes kësaj dritare, të njoftohen të gjitha organet kompetente dhe opinioni i gjer, se si duhet luftuar dukurit negative në shoqëri. Gjithnjë për të mirën e qytetarëve dhe vendit thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë; Imri Emërllahu./rajonipress/