Fundamenti

Rruga që u quajt moderne, po del të jetë e rrezikshme për qytetarët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ftojmë publikisht, organet e rendit, që të shtohen patrullimet brenda qytetit, dhe të ndëshkohen të gjithë ata shoferë të cilët e rrezikojnë komunikacionin. Reagimi qytetarë, gjithmonë është shqetësim i cili duhet të jetë prioritet për çdonjërin prej nesh ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Fundamenti

Të dashur qytetarë,
Shqetësimet dhe reagimet e njëpasnjëshme të Landrit Latifit, Alban Devajes e reagimin e sontëm të Valon Beqirit, lidhur me tejkalimin e shpejtësisë në rrugët brenda qytetit nga ana e shoferëve të pandërgjegjshëm, duhet të jenë si shqetësime serioze dhe shumë të qëlluara, të cilat bartin përgjegjësi shtesë për reagimin e organeve të rendit, të cilët duhet shtuar vëmendje më të theksuar karshi parandalimit potencial të këtyre aksidenteve, veçanërisht, rrezikimit të jetërave të këmbësorëve.
Ftojmë publikisht, organet e rendit, që të shtohen patrullimet brenda qytetit, dhe të ndëshkohen të gjithë ata shoferë të cilët e rrezikojnë komunikacionin.
Reagimi qytetarë, gjithmonë është shqetësim i cili duhet të jetë prioritet për çdonjërin prej nesh!