GRANDEMALL

Rruga që të tremb

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Osman Ibrahimaj qytetar në lagjen “Dheu i Bardhë” rruga IV e njohur si “Vëllezërit Frashëri” thotë se rruga e tyre është katandisur aq keq sa që të tremb. Ai ankohet se pusetat janë hapur dhe askush s`ka dal në vendin e ngjarjes. Sokol Haziri thotë se nuk është në sektorin e tij kjo çështje pasiqë ajo shkon me zyrën e projekteve.

Osman Ibrahimaj qytetar në lagjen “Dheu i Bardhë” është i revoltuar në organet komunale të cilat nuk kanë bërë asgjë që rruga e tyre të ndërtohet sipas standardeve të kërkuara. “Neve na është thënë që t`i heqim pusetat sepse po shtrohet asfalti. Tani pusetat janë hequr kurse rruga ka mbetur shkretë. Askush nga zyrtarët komunal nuk ka dalur në vendin e ngjarjes” tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se Komuna dhe drejtoria e shërbimeve publike nuk po reagojnë, derisa rruga ka mbetur shkretë dhe ne nuk po mund të lëvizim. “Nëse nuk rregullohet rruga sipas standardeve ne do të bllokojmë dhe nuk do ta pranojmë asfaltin që është paraparë për këtë rrugë” tha Ibrahimaj.

Uji Dea

Ankesa për mos rregullim si duhet të rrugëve ka pasur edhe nga banorët e rrugës “Shyt Marevci”. Banorët e kësaj rruge janë ankuar se kanë mbetur pa kanalizim. “Qeverisja komunale po shtron asfalt pa i rregulluar kanalizimet” ka shkruar në adresë të rajonipress një banor i kësaj rruge.

I kontaktuar nga rajonipress Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike tha se ankesat e këtyre banorëve nuk janë në resorin e tij sepse ato realisht i përkasin zyrës së projekteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.