UBT

Rruga që i përngjan tmerreve të mesjetës arabe, Afganistanit dhe shkretëtirës së Saharës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Askush nuk ka pritur që rruga Gjilan – Kllokot do të zhagitet aq gjatë sa që qytetari më i pavëmendshëm ta humb durimin. Në rrjetet sociale qytetarët vazhdimisht akuzojnë dhe kritikojnë njerëzit e Qeverisë dhe ata të Komunës së Gjilanit, por gjendja në teren është e njëjtë, rruga me pluhur, me shumë gropa dhe gati e pakalueshme.

Janë dikund dy kilometra rrugë regjionale në drejtim të Kllokotit që kanë mbetur pa u asfaltuar tash e dy vite dhe Qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos veprojë.

E në anën tjetër qytetareve u ka humbur durimi, madje edhe atyre të LVV që janë të flaktë dhe e japin “shpirtin” për liderin e tyre Albin Kurti.

Qytetarja Rahime Hetem Sinanaj ka shkruar: “Këta rrugaçë ku t`i qojsh mesin rrugaqa edhe shkatrraqa, turp – turp”.

Mobi Casa

Kadri Ramadani ka shkruar: “Nuk e di arsyen e mos kryerjes së punëve, por kjo rrugë i ka shkatërruar të gjithë si automjetet, shpenzimet e udhëtimit, bizneset rreth saj, bereqetet, etj.Turp – turp..!

Latif Guri ka shkruar: “Tmerr si në mesjetën arabe”.

Jeton Afizi: Keni dashtë ndryshim Gjilani, qe ku e keni ndryshimin hahaha me pluhen

Hekuran Hoxha: As në Afganistan nuk ka qeshtu./rajonipress/