Mobi Casa

Rruga, Pozheran – Viti, paraqet pa siguri për drejtuesit e automjeteve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Rruga paraqet pa siguri për drejtuesit e automjeteve, sepse në dy skajet e rrugës janë rritur barishte të shumta të cilat po e zvogëlojnë dukjen e rrugës, pastaj rruga ka kthesa të shumta të cilat vështirësojnë gjendjen e drejtuesit të automjetit, dhe pa sigurinë po e rrisin mos dukja e shenjave të komunikacionit të cilat janë të mbuluara thuaja tërësisht nga barishtet, që janë të vendosura nëpër shumë kthesa të kësaj rruge, që paralajmërojnë kthesën e rrezikshme.

EVSB paraqet fotot nga vend ngjarja se si duken shenjat e komunikacionit të dërguara nga disa qytetar, që tregojnë kjartë gjendjen aktuale të rrugës së lart cekur.

Sipas burimeve që posedon EVSB, aksidenti i dy automjeteve dit më parë ka ndodhur pikërisht në këtë kthesë ku nuk duken fare shenjat e komunikacionit, fatmirësisht drejtuesit e automjeteve kanë marrur lëndime të lehta trupore.

Mobi Casa

Shkaktarë i aksidentit është moskujdesja e drejtuesit të automjetit, shpejtësia, dhe mos dukja e shenjave të komunikacionit që paralajmëron kthesën e rrezikshme.

EVSB fton organet përkatëse që të bëjnë pastrimin e dy skajeve të rrugës Viti Pozheran, dhe tabelat të jen të vendosura me një pozitë më të lartë nga toka, që të jen të dukshme për drejtuesit e automjeteve, e jo të mbuluara nga barishtet dhe jo të kthyera tabelat në anën e mbrapsht thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/