FITORJA

Rruga Pograxhë – Llovcë projekt dobiprurës për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania nga Gjilani “Zuka Comerc” është fituese e tenderit në vlerë të 450 mijë eurove për asfaltimin e rrugës Pograxhë – Llovcë me një gjatësi prej 3. 5 km. Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se në bazë të raportit teknik rruga Pograxhë – Llovcë është arterie e cila lidhë komunikimin në mes të fshatrave dhe rrugëve në relacionin Gjilan – Pograxhë – Dobrosin dhe rrugën tjetër regjionale Gjilan – Preshevë , një lidhje kjo e natyrshme në të gjitha aspektet për popullatën e kësaj ane transmeton rajonipress.

Të gjitha procedurat e tenderit për asfaltimin e rrugës Pograxhë – Llovcë e gjatë 3.5 km tashmë kanë përfunduar. Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se Ministria e Infrastruktures e ka shpallur fitues të tenderit kompaninë nga Gjilani “Zuka Comerc”. Kostoja e kësaj rruge arrin në 450 mijë euro saktësoj Osmani.

Osmani tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për banorët e mbetur atje. “Me ndërtimin e kësaj rruge problemet dhe vështirësitë që ka popullata lokale e kësaj treve për komunikim me qendrën komunale të Gjilanit dhe qendrat tjera si Prishtina e Ferizaji në aspektin e qarkullimit të komunikacionit do të evitoheshin”.

Osmani tha se në bazë të raportit teknik rruga Pograxhë – Llovcë është arterie e cila lidhë komunikimin në mes të fshatrave dhe rrugëve në relacionin Gjilan – Pograxhë – Dobrosin dhe rrugën tjetër regjionale Gjilan – Preshevë , një lidhje kjo e natyrshme në të gjitha aspektet për popullatën e kësaj ane.

Sipas Osmanit kjo rrugë ka qenë prioritet i kryetarit Qemajl Mustafa i cili është angazhuar maksimalisht që brezi kufitarë të jetë përfitues i infrastrukturës rrugore. Komuna ka bërë projekte edhe për rrugën e Bilinicës dhe të Kokajve të cilat janë gjithashtu në listën e prioriteteve të kreut komunal tha Osmani.

Lajmi se tani punët mund të nisin në pranverë i ka gëzuar edhe banorët e Llovcës të cilët thonë se rruga e asfaltuar ua ngjallë shpresat dhe kthen edhe optimizmin e banorëve tjerë për të investuar dhe jetuar aty.

Mobi Casa

Fshati Llovcë dikur (para luftës ) i ka pasur mbi 56 shtëpi të banueshme. Por kushtet e rënda të jetesës dhe rruga e dëmtuar ka detyruar shumë familje që të braktisin fshatin dhe të vendosen në qytet. Aktualisht Llovca i ka 27 shtëpi të banueshme.

Sipas Osmanit në fazën e dytë është paraparë edhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Llovcë – Ranatovc.

Osmani tha se janë paraparë edhe rrugët Pograxhë – Bilinicë dhe Pograxhë – Sllubicë.

Nuhi Nuhiu banor nga Llovca dhe aktivist tha për rajonipress se jemi shumë të gëzuar që më në fund edhe ky fshat kufitarë po përfiton një projekt madhor. “Jam i sigurt se asfaltimi i rrugës do të kthejë shumë banorë për të jetuar dhe punuar tokën. Rruga ka qenë shumë e dëmtuar dhe ka qenë e rëndë të jetohet pa e pasur infrastrukturën rrugore të rregulluar”.

Nuhiu tha se viteve të fundit veç kanë filluar të ndërtohen kampështëpiza dhe shtëpi të reja. “Llovca ka një peizazh që vetëm zoti e ka falur dhe normalisht që ky ambient i mrekullueshëm duhet të shfrytëzohet” tha Nuhiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.