Eko Higjiena

Rruga në dalje për Bujanoc, vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme, punohet me hapat e breshkës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit për Bujanoc me këtë ritëm të punës është vështirë të përfundojë edhe këtë vit shprehen qytetarët dhe ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë. Është bërë rrugë e neveritshme sepse po punohet copa copa dhe ka gjësende në rrugë si goma, gurë, gropa të cilat po na shkaktojnë telashe shprehet Haziri një vozitës i çdo ditshme i kësaj rruge.

Pak punëtorë, pak teknikë ndodhet në rrugën Gjilan – Bujanoc. Aty aktualisht punohet me hapat e breshkës dhe sipas vozitësve e qytetarëve të fshatrave përreth kjo rrugë vështirë se mund të përfundojë edhe këtë vit.
Haziri vozitës i cili çdo ditë frekuenton këtë rrugë thotë se janë lodhur me këto punime neveritëse.
“Është bërë rrugë e neveritshme sepse po punohet copa – copa dhe ka gjësende në rrugë si goma, gurë, gropa të cilat po na shkaktojnë telashe” shprehet Haziri.

FIDANISHTJA

Haziri thotë se kjo qeveri përfundimisht ka treguar që s`ka njerëz profesionist e as ekspert të këtyre fushave.
Edhe, Mevludini një tjetër qytetar shprehet se rruga për Bujanoc është tepruar me zvarritje.

“Kemi zvarritje ekstreme të punimeve dhe askush nuk merret me ketë çështje. Ata po tregojnë se me këto vonesa e shtyrje nuk kanë njerëz apo ekspert kompetent që e vlerësojnë punën apo ngecjen e punimeve. Kur ka ngecje qeveria duhet të ndërhyjë, por kjo qeveri po dëshmon se është e paaftë në kryerjen e detyrave të saja” tha Mevludini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.