GRANDEMALL

Rruga më e lehtë dhe më e lirë e lënies së cigares

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dëshironi të lini cigaren? Atëherë lini mënjanë kurat e shtrenjta, çamçakizët me nikotine apo shiritët.

Shkencëtarët duan t’ju ndihmojnë ta lini më lehtë cigaren dhe zhvilluan një mënyrë të lehtë e të lirë.

Bazuar në një lajm të “HuffingtonPost”, të cilin e transmeton Starti, studiues nga Universiteti i Bufalos kanë arritur në përfundimin se personat të cilët hanë shumë fruta e zarzavate shpëtojnë më lehtë nga cigarja. Duke pohuar se kanë zbuluar një rrugë të re ndihmëse në lënien e ciagres specialistët gjithashtu nënvizojnë faktin se ky është një studim i mbështetur në vëzhgim.

Në studimin e publikuar në revistën “Journal Nicotine and Tobacco Research” janë analizuar 1 mijë duhanpirës mbi moshën 25 vjeç. Specialistët analizuan përgjigjet e dhëna nga të pranishmit në lidhje me konsumimin e frutave dhe zakoneve të duhanpirjes. Më pas i ndoqën ata për 14 muaj me radhë.

ARKATANA

Ato zbuluan lidhjen mes sasisë së konsumuar të fruta-zarzavateve dhe mundësisë së lënies së cigares. Personat që konsumonin shumë fruta-zarzavate gjatë ditës filluan ta vononin orën e pirjes së cigares së parë, të pinin më pak dhe vihej re një pakësim i vartësisë së nikotinës.

Shkaku i mundshëm i kësaj lidhjeje siç duket ishte ndjesia e ngopjes së personit pas konsumimit të frutave dhe zarzavateve. Kjo ndikon në pakësimin e nevojës për cigare. Ndërsa një shkak tjetër ishte se frutat dhe zarzavatet prishin shijen e cigares.

Në studimin e realizuar në vitin 2007 nga universiteti “Duke” specialistët pohuan se qumështi, frutat, zarzavatet dhe uji e dëmtojnë shijen e cigares. Ndërsa sipas një studimi të publikuar në revistën “Nicotine and Tobacco Research” kafeja dhe mishi ndikojnë në shtimin e shijes së cigares.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.