Rruga Koretin – Dajkoc lidhë shumë fshatra të Kamenicës

Kamenicë – Asfaltimi i rrugës Koretin- Dajkoc e gjatë 5 km e shkurton rrugën për 10 kilometra derisa lidh shumë fshatra të Kamenicës. Këtë rrugë të premten e kanë inspektuar Fehmi Mujota dhe Begzad Sinani. Sinani ka thënë se me ndihmën e Qeverisë pritet që të përfundojnë të gjitha rrjetet e rrugëve në Kamenicë.
Për dhjetë kilometra më shkurt do të jetë rruga e banorëve të Koretinit dhe Dajkovcit për në komunën e tyre, Kamenicë. Por kjo rrugë pos që shkurton dhe ndihmon jetën e banorëve të këtyre dy fshatrave ajo shkurton rrugën dhe lidhë edhe fshatrat Muqivercë, Shipashnicë etj.
Investimi i rrugës prej pesë kilometrash, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Kamenicës. Begzad Sinani së bashku me Fehmni Mujotën të cilët edhe kanë inspektuar punimet ka thënë se ky projekt ka kushtuar 560 mijë euro. Mbi 500 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe 60 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Kamenicës ka thënë Sinani.
Begzad Sinani nuk e ka fshehur gëzimin për këtë projekt shumë kapital për komunën e Kamenicës, por ka kërkuar nga Fehmi Mujota edhe donacione tjera në mënyrë që të përfundojë rrjeti i rrugëve në Kamenicë.
Punët në realizimin e këtij projekti infrastrukturore janë duke shkuar drejt finalizimit, ndërsa përurimi i rrugës, që ka një gjatësi prej 5 km, është planifikuar për muajin maj të këtij viti.
Edhe Fehmi Mujota tha se ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e fshatrave në afërsi të zonës kufitare me Serbinë dhe shtoi se do të punohet në drejtimi të identifikimit të nevojave për infrastrukturë rrugore në këtë anë, për projekte që parashihen për realizim brenda dy viteve të ardhshme./rajonipress/