RCCOLA

Rruga Gjilan – Kllokot e gozhdon keq Liburn Aliun me komente: Ju edhe hajna edhe të pa ditun edhe tradhtar, jeni ba për turp

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zhagitja e punimeve në rrugën Gjilan – Kllokot ka bërë që shumë qytetar, por edhe mërgimtar të ashpërsojnë gjuhën ndaj ministrit Liburn Aliu dhe Hysen Durmishit. “Pallshi si gomart se ata e paskan shkatërruar shtetin qe 20 vjet e ju po doni jo me shkatërrua, por me zhduk krejt Kosovën për 4 vjet” ka shkruar Albani në murin e Liburn Aliut.

Pluhur si të ishte në shkretëtirën e Saharës del nga rruga Gjilan – Kllokot. Punime të ngadalshme, premtime boshe të zyrtarëve të Qeverisë kanë bërë që qytetarët të humbin durimin.

Amir Byqmeti ka shkruar në murin e Liburn Aliut: “Rruga Gjilan – Ferizaj ish tmerr, konkretisht në fshatin Budrikë ishte asfaltuar, por ishte katastrofë puna e bërë nga kompania e kontraktuar”.

Hidromorava

Është interesant se shumë komentues kanë shkruar se janë në LVV dhe se e kanë votuar këtë subjekt politik, por nuk pajtohen me këtë qeverisje e cila nuk ka transparencë fare.

Alban Illyrian ka shkruar: “As me vjedh nuk po dini o traktora. Pallshi si gomart se ata e paskan shkatërruar shtetin qe 20 vjet e ju po doni jo me shkatërrua, por me zhduk krejt Kosovën për 4 vjet. Ju edhe hajna edhe të pa ditun edhe tradhtar jeni ba për TURP”./rajonipress/