Fundamenti

Rruga “Enver Miftari” në gjendje të mjerueshme

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qytetarët në rrugën “Enver Miftari” ankohen se mbrapa “Don Boskos” dhe mbrapa “Albanikës” janë kryer disa punime në gypin e ujësjellësit, por gjendja tani është e mjerueshme dhe shumë e rëndë.

Bekim Shala qytetar të dërguar fotot nga pjesa ku janë zhvilluar punimet në rregullimin e një gypi të ujësjellësit.

Fundamenti

“Edhe pse është angazhuar një kompani për kryerjen e punimeve në këtë pjesë të rrugës “Enver Miftari”, gjendja momentale është shumë mjeruese sepse nuk mundet njeriu të kalojë as në këmbë. Deri kur kështu me këtë shtet e me këtë qeverisje” ka thënë Bekim Shala./rajonipress/