ARKATANA

Rruga e Zarbicës – për dushk e gogla!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Autoritetet e “Drejtoratit për Ndërtim”, në Bujanocit, patën deklaruar se ka fundi i këtij nëntori, do të filloj asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë.

Në Informatën e kësaj Ndërmarrje Publike thuhej: ,, Asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbicë, në gjatësi prej 5 kilometrave, kap vlerën pre 2 milionë e 500 mijë dinarëve me tatimin mbi vlerën e shtuar. Projekti, në fjalë, do të mbështet nga mjetet e buxhetit komunal të parapara për vitin 2015, ndërsa kontraktues i këtij projekti është “ Put Invest “ nga Beogradi”. Kësaj informate të bërë publike nga Ndërmarrja Publike “Drejtorati për ndërtim”, mjerisht, i mungonte një detaj shumë i rëndësishëm se ky projekt bashkëfinancohet edhe prej banorëve të Malësisë së Bujanocit, me një pjesëmarrje prej 30 për qind, diku me rreth 200 mijë euro.

Deri te fundi i muajit nëntor, kanë mbetur edhe pak ditë e “sihariqi”, i pushtetit lokal në Bujanoc, po del surrogat! Ky, pushtet vetëm brenda këtij viti ka realizuar projekte edhe të pa planifikuara më herët me vlerë më të mëdha financiare se sa është Rruga e Zarbicës.

T’i përkujtojmë: Restaurimi i sheshit të qytetit të Bujanocit, i cili ka kushtuar hiq më pak se 600 mijë euro, pastaj Rreth- rrotullimi, në hyrje të Bujanocit, në vlerë prej 730 mijë euro dhe rregullimi i shtratit të Lumit të Tërnocit, që kap shumën e 650 mijë euro, projekte këto të cilat në përgjithësi kanë kushtuar 2 milion euro.

Mobi Casa

Po të llogariten edhe projektet e tjera të realizuara nga pushteti multietnik në Bujanoc, gjatë këtij mandate, del se miliona euro janë derdhur në infrastrukturë, kurse Malësia e Bujanocit, është e vetmja, që edhe në këtë shekull ka mbetur pa rrugë të asfaltuar!
Festat e nëntorit, po afrohen e malësorët assesi t’i gëzohen asfaltimit të rrugës të shumëpritur e të shumëpërfolur.

Rruga e Zarbicës, në vend që të mbulohet me asfalt, ajo, mjerisht, u mbulua me dushk e gogla, e së shpejti, madje edhe nga bora, që po na troket te dera!/rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.