RCCOLA

Rruga e vështirë e Thaçit për Gjilan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Dita kur kryeministri i Kosovës do të shkojë në Gjilan nëpër rrugë moderne me katër korsi, nuk do të jetë e afërt. Traseja e autostradës që pritet të fillojë në Prishtinë, nuk mund të devijohet nga Ferizaj për në Gjilan.

Së paku, jo me kompaninë e kontraktuar për ta quar atë deri në Han të Elezit. Kështu konfirmojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, pavarësisht se së fundi kryeministri Thaçi ka premtuar se autostrada Prishtinë- Hani i Elezit do të kalojë edhe për Gjilan. Kjo nuk parashihet me kontratën për kryerjen e punimeve mes MTI-së dhe kompanisë Bechtel&Enka.

Eco Higjiena

Lah Nitaj, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, ka thënë për Tribuna se nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Bechtel&Enka” për ndërtimin e dytë të autostradës do të bëhet për rrugën Prishtinë- Hani i Elezit.

“Kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit do të nënshkruhet shumë shpejt. Kompania Bechtel&Enka na i ka kthyer komentet e draft kontratës që e kemi bërë dhe tash pritet harmonizimi i tyre dhe shumë shpejt do të nënshkruhet kontrata dhe pritet të fillojnë punimet”, ka thënë Nitaj…(Tribuna).