Hidromorava

Rruga e Suharnës po përkrahet edhe nga mërgimtarët e shumtë në Zvicër e Gjermani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rruga e gjatë 15 kilometërshe që ka nisur të rregullohet me kontributin e banorëve, të mërgimtarëve e në veçanti të Sevdail Hazirit po gjen përkrahje e mbështetje edhe nga mërgimtarët nga Zvicra. Hapjen dhe rregullimin e kësaj rruge të hënën e ka ndihmuar edhe Behar Berisha pronar i kompanisë :”Zenit Invest” nga Gjilani i cili ka dhuruar 2000 euro.

Këtë gjest të biznesmenit gjilanas e ka falënderuar vet Sevdail Haziri. “Vërtet kjo po më gëzon tej mase sepse rruga e jonë, rruga dhe gjaku i vendlindjes, po përkrahen edhe nga shumë miq tanë anekënd botës. Nga zemra i falënderojë këta mërgimtar dhe këta donator vullnet mirë” u shpreh Haziri.

Fundamenti

Sevdail Haziri i cili pa asnjë hezitim e ka përkrahur këtë iniciativë thotë se edhe komuna e Bujanocit nuk do të rrinë duarkryq, por do e përkrahin vullnetin e banorëve të Malësisë të cilët dhunshëm janë shpërngulur nga trojet e veta. “Mendoj se edhe Nagip Arifi, edhe Shaip Kamberi e Fatmir Hasani janë të interesuar që Suharna të zhvillohet, të modernizohet me infrastrukturë si shkollë, rrugë e rrymë. Unë jam i lidhur emocionalisht për vendlindje dhe nëse në mars e shtrojmë rrugën edhe me zhavorr, atëherë shumë familje do të kthehen në trojet e tyre. Ky kthim është zgjim për Luginën dhe duhet të përshëndetet” tha Sevdail Haziri.

Sevdail Haziri tha se ai personalisht planifikon të ndërtojë një shtëpi në Suharnë. “A ka më mirë se pleqërinë me kalue në vendlindje, në vendin ku je rritur, e ku i ke të gjithë familjarët. Me të gjitha kapacitetet e mija familjare do të angazhohem që ta ngjallim Suharnën, ta bëjmë realitet ëndrrën tonë sepse kudo që je jashtë vendlindjen, je i huaj. E falënderoj edhe Komunën e Bujanocit e cila ka treguar interesim që kjo rrugë në të ardhmen edhe të asfaltohet dhe unë shpresat nuk i humbi kurrë” shtoj Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.