Uji Dea

Rruga e shpresës po përkrahet në mënyrë masive, Suharna po gjallërohet

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Pothuajse çdo ditë ka donator dhe vullnetmirë që duan të japin donacione për rrugën e Suharnës. Rruga po punohet pa ndërprerë ndërsa mërgata po e jep maksimumin që kjo rrugë sa më shpejt të funksionalizohet thotë Sevdail Haziri, iniciatori dhe organizatori kryesor i nismës së rregullimit të rrugës.

Zhurma e ekskavatorëve dëgjohet kudo, është kjo zhurmë e shpresës dhe e kthimit të banorëve të shpërngulur të Suharnës.

Banorët e Suharnës dhe në veçanti ata që janë në mërgim po e shohin me shumë shpresë rregullimin e rrugës 15 kilometërshe. Aktualisht rruga është duke u bërë gati për zhavorr dhe po bëhet e kalueshme, pastaj me mundësi që kjo rrugë të përkrahet edhe nga Komuna e Bujanocit.

Sevdail Haziri iniciator dhe organizator kryesor i nismës për ndërtimin e rrugës thotë se është shumë i kënaqur që shumë mërgimtarë po e kontaktojnë atë për ta përkrahur me mjete financiare rrugën.”Kjo është rruga e shpresës dhe rruga e dinjitetit të atyre banorëve. Suharna po rimëkëmbet dhe do të gjallërohet, ashtu siç ishte më herët dhe kjo falë gatishmërisë dhe përkrahjes së pakursyer të diasporës” thotë Haziri.

Sevdail Haziri thotë se të gjitha mjetet e grumbulluara do të bëhen publike dhe do të jemi transparentë ndaj të gjithë atyre që kërkojnë llogaridhënie. “Unë kam besim në punën time dhe jam shumë i përkushtuar që amanetin e të parëve tanë ta qojë deri në fund. Rruga po bëhet dhe ajo shpejt do të jetë e qarkullueshme për kalim” shprehet Haziri.

Fundamenti

Haziri ka bërë me dije listën e donatorëve që vullnetarisht janë paraqitur për të ndihmuar me mundësitë e tyre këtë projekt madhor për Suharnën.

Aksioni i rrugës së fshatit Suharnë, vullnetarisht e kanë përkrahur organizatorin Sevdail Haziri me këto mjete:
1. Bahri Idici me 100 euro, profesor nga Bilinict
2. Abedin Tahiri me 100 euro arsimtar nga Suharna
3. Ilmi Bajrami me 100 euro arsimtar nga Suharna
4. Imrush Tahiri me 100 euro nga Suharna
5. Xhemail Tahiri me 100 euro nga Suharna
6. Bekim Tahiri me 100 euro nga Suharna
7. Avni Tahiri me 100 euro nga Suharna
8. Reshat Tahiri me 100 euro nga Suharna
9. Sahit Arifi me 100 euro nga Suharna
10. Afrim Kllokoqi me 100 euro nga Prishtina punëtor i Sevdailit
11. Besim Gashi me 50 euro punëtor i Sevdailit nga Prishtina
12. Ilber Tusha me 50 euro punëtor i Sevdailit nga Kaqaniku
13. 13. Ismet Ramadani me 50 euro punëtor i Sevdailit nga Shkupi
14. Rabit Tahiri 200 euro nga Suharna
15. Hisen Tahiri 100 euro nga Suharna

Ndryshe në vitin 1999 okupatori serb kishte dëbuar fshatin Suharnë në orën 1 të natës, pleq, gra, fëmijë i kish përzënë nga shtëpitë e tyre duke i nxjerr në mal, disa familje arrijnë në Gjilan e disa në Bujanoc e disa nëpër Evropë. Ka shumë mërgimtarë në Evropë që sot e asaj ditë nuk janë kthyer.

Malli i banorëve të Suharnës është i madh për vendlindjen dhe këtë mall e nostalgji po mundohet t`ua zbus mërgimtari dhe aktivisti i palodhshëm Sevdail Haziri./rajonipress/