Uji Dea

Rruga e Prishtinës po “mrizon”, nuk po i dihet fundi i punimeve?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rruga e Prishtinës dhe hyrja në Pasjak nuk ka shenja as minimale se do të përfundojë këtë vit. Tashmë punimet aty janë ndërprerë ndërkohë që edhe rruga e Bujanocit është larg fundit. Qytetarët kërkojnë llogari dhe përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës për këto vonesa dhe stërzgjatje të punimeve.

Në hyrja të Pasjakut dhe e njohur si rruga e Prishtinës tashmë punimet janë ndërprerë dhe askush nuk ka njohuri se kur ose pse janë ndërprerë punimet.

Banorët dhe bizneset që ndodhen afër rrugës tashmë janë lodhur nga pluhuri dhe punimet shkel e shko.

Ramadani banor në këtë zonë thotë se jemi lodhur nga këto punimet të stërzgjatura.”Nuk e di kush i kontrollon këto kompani dhe pse lejohen të sillen në këtë mënyrë. Punimet janë ndërprerë dhe edhe kur është punuar është punuar ngadalë dhe keq” shprehet ai.

Fundamenti

Nysreti një tjetër banor shprehet me mllef se Qeveri Kurti më së shumti e ka gënjyer Anamoravën.

”Kur po del para gazetarëve dhe po rren ashiqare për Anamoravën. Po hajde në Gjilan e shikoj punimet. Ish kanë mirë përparim Rama me naj lejue Krenar Xhaferin, që për nja një javë me naj zgjidhë këto telashe të infrastrukturës sepse këta të LVV vërtet nuk po kanë njohuri” tha Nysreti.

Kurse dalja për Bujanoc ende nuk është finalizuar dhe si duket edhe këtë vitë nuk do të përfundojë e tëra./rajonipress/