Fundamenti

Rruga e Prishtinës e mbetur në gjysmë dhe në gjendje të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës përfundimisht nuk kryhet këtë vit për shkak se punimet janë ndërprerë dhe askush nuk ka përgjigje për vonesat e saja.

Kanë mbetur vetëm shenjat e vendosura në disa pjesë të rrugës nga Pasjaki në dalje të Gjilanit e njohur si rruga e Prishtinës.

Aty ska punime dhe ska punëtor, gjithçka është braktisur dhe kanë mbetur vetëm disa shenja të komunikacionit, edhe ato të vendosura keq.

Qytetarët shprehen të shqetësuar me bllokimin e punimeve.
Luftia qytetar gjilanas mendon se Gjilani nuk e ka merituar këtë torturë të vonesave.

Mobi Casa

”Nëse shkon kah Ferizaji e ke rrugën me dëmtime dhe punime të ngadalshme, nëse shkon kah Bujanoci ende rruga është me defekte dhe nëse shkon për Prishtinë rrugën e ke të lënë në gjysmë. Pse atëherë Gjilani paguan taksa e obligime shtetërore.. turp për këtë Qeveri e këta njerëz që na kanë mashtrue e rrejtë tërë kohën” thotë ai.

Edhe, Basriu mendon se këto vonesa në rrugët kryesore shkaktojnë telashe dhe po i dëmtojnë veturat.

“Unë jam taksist ditor dhe vërtet kam pasur shpresa se kryhet këtë vit, por dikush tha se BERZH e ka stopuar projektin për shkak të defekteve gjatë punimeve” tha ai./rajonipress/