Mobi Casa

Rruga e mbijetesës, rrugë e shpresës për Lagjen Tahiri, banorët falënderojnë Sevdail Hazirin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Banoret që jetojnë̈ në Lagjen Tahiri i janë falënderues Sevdail Hazirit që asnjëherë̈ nuk ua kthej shpinën, nuk i la në harresë, por me mjete vetanake, pa ndihmën e askujt tjetër po vazhdojnë punimet. Edhe pse larg vendlindjes dhe me shumë halle e angazhime në kurbet, për çdo moment është pranë̈ bashkëfshatarëve të tij me përkrahje financiare, dhe morale.

Rrugë që po ngjallë emocione të jashtëzakonshme, po krijon lotë gëzimi për banorët. Rrugë që ka krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin, po vazhdon të krijoj edhe vështirësi gjatë punimeve.

Terrenit të vështirë guror në vendin e quajtur Garin, ju shtuan makinat e punës, çdo gur i thyer për zgjerimin e kësaj rruge po i ngjallë shpresat e thyera për banorët që deri tani me shumë vështirësi, e kanë kaluar këtë rrugë me automjete për terrene të vështira duke pasur shumë herë në rrezikim jetën, pasi rruga ishte shumë e ngushtë, dhe me teren të thepisur tani rregullimi i rrugës është kryer deri tek Mulliri i Sadikit, shpresojmë̈ që edhe këtu të kryhen punimet me sukses pasi bëhët fjalë për terrenin më të vështirë në këtë aks rrugor.

UBT

Banoret që jetojnë̈ në Lagjen Tahiri i janë falënderues Sevdail Hazirit që asnjëherë̈ nuk ua kthej shpinën, nuk i la në harresë, por me mjete vetanake, pa ndihmën e askujt tjetër po vazhdojnë punimet. Edhe pse larg vendlindjes dhe me shumë halle e angazhime në kurbet, për çdo moment është pranë̈ bashkëfshatarëve të tij me përkrahje financiare, dhe morale.

Lusim zotin që Sevdailin dhe familjen e tij t`i shpërblejë me të gjitha të mirat në këtë jetë dhe jetën e përhershme thuhet në njoftimin e Malësia e Bujanocit./rajonipress/