Uji Dea

Rruga e Livoqit për gjynah të zotit, pushteti lokal e qendror asnjë reagim të vetëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse janë organizuar protesta dhe janë bërë shumë apele e kërkesa për ndihmë banorëve të Livoqit të Poshtëm, që rruga të ndërtohet sa më shpejt, ajo vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Kur bije shi aty e ke detin, kur koha bëhet vapë të mbyt pluhuri. Të vdekur për së gjalli tha me ironi një banor i Livoqit.

“Unë jam i vdekur për së gjalli sepse shtëpinë dhe lokalin i kam afër rrugës dhe sa here që bije shi këtu bëhet deti, lum në veti dhe sa herë koha merr e nxehtë këtu bëhet pluhur” kështu shprehet njëri nga banorët e zonës, ku kanë ngecur punimet.

Në fakt pos Sokol Halitit, që ka reaguar disa here publikisht rreth ngecjes së punimeve në rrugën për Kllokot, asnjë zyrtar komunal apo qendror, nuk e kanë thënë një fjala të vetme.

Uji Dea

Madje, Alban Hyseni duke mos ditur çfarë të bëjë, po e promovon autostradën e Gjilanit që tek e fundit nuk është kompetencë e tij dhe nuk e ka guximin të ballafaqohet me njerëzit kompetentë në Qeveri.

Muharremi banor nga Livoqi thotë se ky fshat e ka përkrahur në mënyrë masive LVV dhe Alban Hysenin.”Jemi mashtruar keq, jemi tradhtuar rëndë sepse na dhanë vetëm fjalë e rrena, asgjë konkrete nuk realizuan. Por LVV le ta harron që merr vota ma në Livoq” tha ky banor./rajonipress/