Mobi Casa

Rruga e Kosovës drejt INTERPOL-it, arsyet e dështimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës. Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin asnjëherë prioritet anëtarësimin aty, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Ndonëse me një këmbë të thyer, pas dështimit të vitit 2018, Kosova edhe këtë vit i kishte hyrë rrugëtimit për të pestën herë më radhë për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL.

Mirëpo edhe kësaj radhe Kosova dështoi ta finalizojë këtë rrugëtim, por kësaj here jo për shkak të mossigurimit të 2/3 të votave, por me kërkesën e autoriteteve kosovare, të cilët një ditë pasi kishte filluar Asambleja e kësaj organizate vendosën të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.

Uji Dea

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në fillim nuk e kishte përkrahur idenë që Kosova ta tërhiqte kërkesën e saj, mirëpo një ditë pasi kishte filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mori vendim që Kosova të stepej nga ky proces, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara e duke u bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.