ARKATANA

Rruga e Korranëve merr pamjen e saj përfundimtare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Rruga e Korranëve, e cila lidh fshatrat Pozheran, Sllatinë e Epërme dhe Ramjan, tashmë ka marrë pamjen e saj përfundimtare ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të punimeve në asfaltim, janë realizuar edhe pankinat anësore dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke krijuar kushte shumë më të mira për qarkullim të sigurt dhe të lehtë për banorët dhe fermerët e zonës.

Mobi Casa

Kjo rrugë shërben si një arterie jetike për afro 1000 hektarë tokë të punueshme, dhe si lidhje strategjike mes tri fshatrave, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të komunës sonë.

Projekte të tilla janë dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm rural, rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe forcim të lidhjeve mes komuniteteve./rajonipress/