Mobi Casa

Rruga e Kombit, nga dhjetori fillon kalimi i makinave me pagesë

/ 2 minuta lexim
HW

Nga dhjetori i këtij viti, fillon kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit. Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës.

Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh, shkruan Lapsi.al.

Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro.

UBT

Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.

Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t’i jepen bashkisë 100 mijë euro (për autobusë, etj). Por, nuk do të shpëtojnë nga pagesa banorët e Kukësit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.