ARKATANA

Rruga e gjatë e familjes kosovare deri në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një patrullë policore ka ndaluar të dielën një familje pesëantarëshe nga Kosova që kishin hyrë ilegalisht në Gjermani. Personat në fjalë, nga mosha 14 deri 57 vjeçare para policisë u identifikuan me dokumente kosovare dhe pa ndonjë vizë që u mundëson hyrjen në Gjermani.

Me dyshimin për qëndrim të palejuar në Gjermani, ata janë sjellë në qendrën e policisë në Kempten. Këtu ata u kanë treguar zyrtarëve se sa shumë kanë rrezikuar për të ardhur deri në Gjermani. Së pari me një autobus e kanë kaluar Serbinë.

Prej këtu, përmes njohësve të terrenit, kanë kaluar këmbë, ilegalisht, në Hungari. Në këtë vend ata janë arrestuar nga policia por kjo nuk i ka ndalur nga qëllimi për të vazhduar rrugën për në Gjermani.

HW

Tri ditë pas arrestimit ata tashmë gjendeshin në rrugë nga Budapesti në Munih, shkruan all-in.de. Ndërkaq, udhëtimi i tyre nga Munihu drejt LIndau-t, ku ia kishin mësyrë përfundoi para kohe në Kempten. Këtu, kryefamiljari i ka deklaruar policisë se janë duke duke kërkuar azil. Policia federale ka transportuar pastaj familjen në Qendrën e Pranimit të azilkërkuesve në Munih.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.