UBT

Rruga e dëmtuar po terrorizon banorët e Livoqit e Cërrnicës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Rruga e cila të dërgon nga ferma e pulave “Konsoni” në drejtimin Cernicë – Livoç – Gjilan është e dëmtuar aq shumë saqë veturat çdo ditë dëmtohen. Banorët bëjnë apel tek Lutfi Haziri që ta trajtojë me prioritet këtë rrugë e cila lidh edhe fshatrat Cërrnicë, Vrapqiq, Gumnishtë dhe Kravaricë.

E njohur si rruga problematike, rruga që shpije në drejtim të fermës së pulave “Konsoni:” është shndërruar në ankth për banorët që jetojnë në këtë zonë dhe për vozitësit që qarkullojnë çdo ditë përmes kësaj rruge.

Mobi Casa

Banorët e fshatit Livoq – muhaxhirët janë më së shumti të prekur nga rruga e dëmtuar. “Nuk ka ditë që ndonjë veturë nuk dëmtohet ose shkatërrohet nga kjo rrugë që tashmë është dëmtuar skajshmërisht” shprehet një banor i kësaj zone.

Rruga që përshkruan drejtimin nga “Konsoni” deri në Cërrnicë e Livoq prek edhe banorët dhe vozitësit e fshatrave Cërrnicë, Vrapqiq, Gumnishtë dhe Kravaricë./rajonipress/