Rrokulliset traktori, humb jetën aksidentalisht qytetari nga Kamenica

Kamenicë – Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/