Fundamenti

Rrjeti i rrymës elektrike paraqet rrezik për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim

Viti – Qytetarët e Vitisë, ndjehen të rrezikuar nga rrjeti i rrymës elektrike,sepse edhe fotoja dëshmon pa sigurinë, dhe rrezikun që mundë të paraqet ky rrjet. Kabllot dhe rrjeti i hapur(zhveshur)kalon nëpër degët e drunjëve, që përmes drunjëve mundë të përçohet rryma në drejtim të tokës, përpos drunjëve që mundë të jenë të elektrizuara, mundë të jetë e elektrizuar edhe sipërfaqja e tokës rreth drunjëve.

Andaj me të drejtë ngrisin shqetësimin qytetarët vitias, sepse pasiguria e tyre është në çdo moment nga rrjeti elektrik, e sidomos për fëmijët e tyre qê për çdo ditë kalojnë rreth këtyre rrjeteve elektrike, për në drejtim të shkollave të tyre. Sidomos gjatë kohës kur ka të reshura atmosferike, pa siguria rritet dhe rreziku është më i madh thuhet në njoftimin e Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi.

Fundamenti

EVSB, ka identifikuar edhe shumë vende t’jera në qytetin e Vitisë, që paraqesin rrezik për qytetarët apo kalimtarët e rastit, rrjetet e rrymës elektrike.
Rrjetet e zhveshura elektrike të tensionit 220, volt, nuk lejohen të kontaktojnë me drunjë (pemë) të cilit do lloj qofshin ato.

EVSB, fton institucionet (zyrtarët)përgjegjëse të KEK-ut,që sa më parë të marrin masat e duhura, t`i evitojnë këto rreziqe, e që mundë tu ndodhin qytetarëve tanë vitias thuhet në njoftimin e Koordinatori të EVSB-së në Viti Imri Emërllahut./rajonipress/