FITORJA

Rrjeti i Lëvizjes Paqësore synon të përmirësoj transparencën në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – OJQ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore gjatë pesë muajve do të zbatoj projektin “Hartimi i Rregullores Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale “ që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë.

OJQ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore ka filluar zbatimin e projektit “Hartimi i Rregullores Komunale dhe Plani i Veprimit dhe Transparencës Komunale “ në komunën e Kamenicës.

OJQ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore gjatë pesë muajve do të zbatoj projektin “Hartimi i Rregullores Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale “që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë.

Projekti ka filluar në muajin qershor dhe do të zgjas deri më 31 tetor 2014 thotë Sherafedin Vranja udhëheqës i projektit.

Në kuadër të projektit së bashku me autoritet komunale do të implementojmë aktivitetet si: Themelimin e grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale dhe planit të veprimit për transparencë, organizimin e takimit të parë të grupit punës për rregulloren organizimin e takimit të dyte të grupit punës për Planin e Veprimit për transparencë, organizimin e punëtorisë mbi transparencën me zyrtarët komunal, anëtarë të kuvendit komunal dhe shoqërinë civile, transmetimin e dy radio spoteve mbi ecurinë dhe objektivat e projektit, organizimin e një radio debatit me zyrtarë komunal dhe shoqërinë civile mbi transparencën dhe organizimin e debatit publik me qytetarë mbi rregulloren komunale për transparencë.

Mobi Casa

Projekti synon të përmirësoj transparencën, qasjen në informata dhe dokumente zyrtare, konsultimin e publikut para miratimit të akteve, ofrimin e njohurisë shtesë si për zyrtarët komunal dhe publikun e gjerë lidhur me transparencën komunale si dhe detyrime dhe obligimet e komunës karshi qytetarëve.

Vraja tha se projekti do të këtë ndikim në raportimin më të shpeshtë në media për çështjet që lidhen me tjerë në promovimin e pjesëmarrjes në qeverisje në veçanti në planifikimin buxhetor dhe përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale, planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale, si dhe çështje të tjera të interesit të përgjithshëm.

Përveç kësaj, projekti do të këtë ndikim në fuqizimin e kapaciteteve të komunës për të ofruar qasje në informata dhe dokumente zyrtare për të gjithë qytetaret. Dhe për fund, projekti do të ndikoj në reformën e qeverisjes komunale me synim për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrësve të parapara në ligjet në fuqi.

Si dhe krejt për fund, projektit përmes rregullores komunale dhe planit të veprimit për transparencë të aprovuar do të ndikoj në përforcimin e komunikimin ndërmjet autoriteteve komunale dhe qytetarëve me qëllim për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, transparencën dhe rritjen e përgjegjësin e autoriteteve komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.