FITORJA

”Rrjeta I” legjitimon qindra persona, kapen edhe narkotikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Operacioni policor në Gjilan i koduar si “Rrjeta I” ka kontrolluar në disa lokacione të ndryshme në Gjilan ku janë ndaluar e kontrolluar 43 vetura, janë legjitimuar 44 persona, neper kafiteri janë legjitimuar 460 persona derisa gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhan, një boks i metaltë, tre briska dhe një thikë tha Ismet Hashani.

Ismet Hashani duke folur për planin operativ “Rrjeta I” tha se më datën 1 mars 2014, prej orës 18:00-24:00, është zbatuar Planin Operativ “Rrjeta I”. Në këtë plan janë angazhuar njësiti i Reagimit të shpejt, njësitet sektoriale, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan.

Sipas planit ka pasur tri pika kontrolli në vende të ndryshme në qytetin e Gjilanit, ku janë ndalur dhe kontrolluar gjithsejtë 43 vetura, janë legjitimuar 44 persona, ku prej këtyre personave vetëm një person ka pasur urdhëresë nga Gjykata tha Hashani.

GRANDEMALL

Hashani tha se është vazhduar në kontrollimin e lokaleve, ku janë kontrolluar gjithsej tri kafiteri, ku aty janë legjitimuar rreth 460 persona, prej këtyre me urdhëresa kanë rezultuar gjithsejtë 30 persona, me gjithsejtë 37 urdhëresa.

Hashani tha se gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 qese substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhan, si dhe një cigare, ku dyshohet të jetë substancë narkotike mariuhan, një boks i metaltë, tre briska dhe një thikë.

Të gjithë personat që kanë pasur urdhëresa, janë shoqëruar në Gjykatë. Gjatë gjithë operacionit gjithçka ka qen në rregull, dhe nuk kemi pasur asnjë incident tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.