Rrjedha e Fushatës Zgjedhore në Komunën e Vitisë

Nga Hasan Rashiti – Fushata zgjedhore në Komunën e Vitisë ka hy në javën e dytë dhe është duke shkuar drejtë finalizimit. Deri më tani, procesi ka qenë i qetë dhe i mirë organizuar, duke reflektuar një garë të shëndetshme demokratike mes partive politike që synojnë fitimin e votave për ulësen e kandidatëve të tyre në Kuvend.
Një nga fushatat që ka tërheqë vëmendje është ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK),e cila po zhvillohet me një qasje të pastër, të matur e të kulturuar. Kryetari i Degës dhe kryetari aktual i komunës njëherit edhe kandidat i LDK-s, Sokol Haliti po dëshmon një model të mirë të komunikimit me qytetaret dhe po realizon takime të shumta me qytetaret dhe të gjitha grupet e interesit.
Ai është i pranishëm në të gjitha Nëndegët e LDK-s duke bashkëbiseduar me anëtarësinë dhe duke e marrë mbështetjen e tyre.
Fushata e LDK-s dhe e z.Halitit po karakterizohet nga një angazhim aktiv për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe këto takime janë të fokusuara me projekte konkrete bazuar në Programin e Partisë. Me një qasje transparente dhe të qetë, ai po fiton respektin jo vetëm të mbështetësve të tij, por edhe të oponentëve politikë.
Në tërësi, fushata zgjedhore në Viti po zhvillohet në një atmosferë të pjekur politike, ku rivalet po respektojnë njëri-tjetrin dhe po shpalosin platformat e tyre me dinjitet. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, mbetet të shihet se cili do të marrë besimin e qytetarëve dhe të fitoj ulëse në Kuvend për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Viti garon me këta kandidat;
Sokol Haliti, me numrin tetë( e që tani po e thërrasin 8-shi i LDK- s, është një figurë e njohur politike me një përvojë të madhe në qeverisjen lokale, dhe strukturat partiake. Si Kryetar Komune për tre mandate, anëtar i Kryesisë Qendrore, dhe Sekretar organizativ për Degët në Mërgatë, ai ka dëshmuar aftësi udhëheqëse dhe menagjuese.
Përvoja e tij në Administratë publike dhe angazhimi i tij për komunitetin si dhe puna e tij me Degët në mërgatë e bëjnë at një kandidat me ndikim dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit.
Marigona Geci, garon me numrin 33, dhe vjen nga një familje me traditë të gjatë në politikë e që kanë dhanë kontribut të madhë në luftë për çlirim.
Si deputete në Kuvend dhe profesoreshë, ajo përfaqëson një kombinim të fortë të njohurisë akademike dhe përvojës politike. Me një përkushtim të veçantë për zhvillimin ekonomik, për çështjet arsimore dhe të drejtat e qytetarëve, ajo synon të vazhdoj kontributin e saj në avancimin e politikave zhvillimore dhe përmirësimin e sistemit arsimor në vend.
Vjollca Zejnullahu, garon me numrin 48. Është një emër i njohur në fushën e arsimit. Si profesoreshë e Letërsisë dhe Drejtoreshë shkolle, ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e brezave të rinjë. Me një përvojë të gjatë në edukim dhe një vizion të qartë për reformimin e sistemit arsimor, ajo synon të sjellë ndryshime të prekshme në fushën e arsimit dhe kulturës, duke promovuar cilësinë dhe inovacion në mësim.
Lumbardh Salihu, i cili garon me numrin 77. në listë, është si përfaqësues i gjeneratë së re dhe synon të bëjë emër në politikë. Me një formim akademik dhe një përvojë të çmuar të fituar jashtë vendit. I rritur e i shkolluar ne Austri e Zvicër ai sjellë me vete një perspektivë moderne dhe vizion progresiv për të ardhmen e vendit. Përkushtimi i tij për zhvillimin e politikave inovative dhe integrimin e përvojave ndërkombëtare në qeverisje e bëjnë at një kandidat të denjë për përfaqësimin e qytetarëve dhe të rinjëve në Kuvend, dhe Ramadush Emini, që garon me numrin 82, emër i njohur në mërgatën shqiptare, përkatësisht në Zvicër.
Me një karrierë të suksesshme në afarizëm dhe me një kontribut e angazhim të palëkundur në komunitetin shqiptar, ai mishëron përvojën e një mërgimtari që dëshiron të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Njohuritë e tija mbi menagjimin dhe ekonominë, si dhe lidhjet e tija të fuqishme me mërgatën janë një vlerë e shtuar për skenën politike.
Këta kandidat sjellin një kombinon të përvojës, rinisë, akademisë dhe angazhimit në politikë dhe biznes, duke përfaqësuar një spekter të gjerë të shoqërisë dhe nevojave të qytetarëve.