Rrjedh kënga e Bebe Rexhës me Pitbull
Bashkëpunimi i këngëtarit të njohur Pitbull me këngëtaren dhe kompozitoren Bebe Rexha, “This is not e drill” ka rrjedhur në internet, derisa producentët e kësaj kënge ende nuk kanë reaguar për të.
Kënga “This is not e Drill” e Pitbull me Bebe Rexhën tashmë mund të dëgjohet në internet.
Albumi i Pitbull “Globalization” zyrtarisht pritet që të del në vitin e ardhshëm, por një person me nofkën DamnLeaks tashmë ka postuar disa këngë të këtij albumi në youtube.com dhe ato ende nuk janë hequr.
Përndryshe, adhuruesit e muzikës mund ta dëgjojnë bashkëpunimin e këngëtares shqiptare Bebe Rexha me njërin prej njerëzve më të famshëm për muzikën elektronike Pitbull.


