Mobi Casa

Rritje ekonomike përmes sektorit bankar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se sistemi bankar në Kosovë është mjaft i qëndrueshëm dhe i shëndoshë. Mustafa ka thënë se sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore dhe Bankës Botërore ne kemi trende të mira të zhvillimit. I pari i Qeverisë ka thënë se vlerësimet e BQK-së dhe të Bankës Botërore japin indikacione se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 3,5 për qind deri në 3,6 për qind vitin e kaluar. Ai shtoi se presin që këtë vit rritja ekonomike të jetë më e lartë. Kështu ka deklaruar kryeministri Mustafa të enjten gjatë një vizite në BKQ.

“Ne tani kemi arritur që bankat të ofrojnë kredi cilësore për ekonominë dhe në afatet cilësore për ekonomi kemi trende të mira të zhvillimit sepse sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore janë si të ato të Bankës Botërore se ne do të kemi një rritje ekonomike për vitin e kaluar ndërmjet 3,5 deri në 3,6 për qind dhe po ashtu një rritje më të madhe ekonomike për vitin e ardhshëm se kemi një trend të mirë të inkasimit të tatimeve dhe qëndrueshmërisë buxhetore”, ka thënë ai.

Sipas tij, BQK-ja po ndihmon vendin dhe Qeverinë përmes një pune të mirë që po e bën, duke koordinuar dhe mbikëqyrur sektorin bankar.

Uji Dea

Po ashtu, sipas Mustafës edhe trendi i regjistrimit të firmave të reja dhe investimeve është pozitiv.

Ndërsa Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore, ka thënë se sektori bankar në Kosovë është mjaft profitabil.

Ai ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti ka rritje të kredive, ndërsa sa i përket normave të interesit, sipas tij, gjatë muajit prill ato kanë rënë në 7,4 për qind./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.