UBT

Rritje e të infektuarve me coronavirus, 888 raste aktive në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur në total numri i rasteve aktive është 888.

MSH numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,268 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Uji Dea

Ndryshe, rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në Kosovë u tha se është paralajmërim për kujdes të shtuar kundër përhapjes së mëtejme së këtij virusi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë një ditë më parë se aktualisht situata është e menaxhueshme, por thekson se duhet pasur kujdes në këtë drejtim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë. Instituti, mostrat për variantin Delta, i dërgon jashtë vendit për t’i analizuar.

Nga ana tjetër, infektologu Sali Ahmeti ka thënë se respektimi i masave kundër pandemisë duhet të vazhdojë, në të kundërtën, sipas tij, numri i të infektuarve do të rritet.

“Unë mendoj se maskat duhet të vazhdohet që të mbahen, qoftë edhe nga personat e vaksinuar, në mënyrë të veçantë dhe gjithsesi edhe nga ata të pa vaksinuar. Duhet të ruhet e mbahet distanca si dhe të mbahet higjiena personale. Këto janë disa masa mbrojtëse të cilat duhet të përfillen e të respektohen. Ne jemi ende në pandemi dhe nuk e kemi përfunduar”, ishte shprehur Ahmeti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.