ARKATANA

Rritje e lehtë e numrit të të infektuarve në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt me që rast ka vlerësuar gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, me rastet e reja të të infektuarve, por edhe me situatën në teren pas reshjeve të pandërprera të shiut.

Duke raportuar për gjendjen me Covid 19, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi se në tri ditët e fundit është shënuar rritje e rasteve të infektuar. Në bazë të këtyre të dhënave, në komunën e Vitisë janë 48 raste aktive, prej tyre 6 janë të hospitalizuar.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, kërkoi angazhim maksimal që situata të mbahet nën kontroll, në mënyrë që mos të ketë rritje të numrit të rasteve të infektuar.

Sipas kapitenit Halili, brenda javës që shkoi, policia në Viti ka shqiptuar diku 80 gjoba për mosrespektim të masave anticovid.

Eco Higjiena

Gjithashtu, u kërkua respektim i masave për parandalim e infektimit dhe të vazhdohet të bartet maska në vende publike.

Kurse drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Jakupi, tha se situata pas reshjeve të shiut gjatë 48 orëve të fundit, është nën kontroll. Intervenime ka pasur në Viti në disa pjesë gjatë natës dhe sot, ku ka pasul mbyllje të kanaleve.

Në Drobesh është gjendje më e vështirësuar, ku ka pasur depërtim të ujit nëpër bodrumet e disa shtëpive, e po ashtu edhe përmbytje të oborreve.

Ndërkohë, u apelua që për çdo nevojë sa i përket vërshimeve të mundshme në orët në vazhdim, të raportohet tek ekipet e Emergjencës pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.