Hidromorava

Rritja ekonomike bëhet me sundimin e ligjit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sundimi i ligjit është i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe pa përmbarim të ligjit, është vështirë të drejtohet biznesi. Kështu u tha gjatë tryezës me temë “Qite n’letër” të organizuar nga programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial për komunitetin e bizneseve.

David Greer nga USAID, tha se ata që krijojnë vende pune dhe ofrojnë mallra e shërbime bashkëqytetarëve tuaj, janë arsyeja pse USAID-i po investon aq shumë për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm të mjedisit afarist dhe të sundimit të ligjit.

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, theksoi se sot, përveç që po shënohet 15 vjetori e USAID-it por shënon edhe fillimin e bashkëpunimit shumë të ngushtë të të gjithëve drejt arritjes së synimeve të përbashkëta, mundësi dhe prosperitet më të madh për të gjithë.

Uji Dea

Gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Qite n’letër” diskutimet u fokusuan në kontratat e negociuara, të kuptuara dhe të shkruara të cilat shpjegojnë, përkufizojnë dhe rregullojnë transaksionet. Përveç kësaj iu kushtua mjaft kohë edhe shpjegimit të opsioneve në dispozicion për zgjidhjen alternative të kontesteve – ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, dhe zhvillimet në procedurat e përmbarimit të aktgjykimeve.

USAID-i punon në përkrahje të gjykatave, mekanizmave për zgjidhje alternative të kontesteve, dhe për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës ligjore. Por USAID-i e din se ndonjëherë informatat rreth këtyre ndryshimeve arrijnë ngadalë. Punëtoritë si kjo synojnë përditësimin e informatave për bizneset me qëllim të shmangies më të lehtë të problemeve e zakonshme në praktikën e kontratave.

Transformimi i praktikave të transaksioneve në Kosovë në përdorimin e kontratave me shkrim të negociuara mirë, është komponenti kryesor i rritjes ekonomike dhe i sigurimit se bizneset e Kosovës futen në punë me partnerët me pozicione të barabarta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.