Hidromorava

Rritja e rasteve me COVID-19, në javën e parë të janarit u konfirmuan 889 raste të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Java e parë e janarit 2022 ka shënuar rritje të rasteve të reja me coronavirus në vendin tonë. Vetëm gjatë kësaj jave në Kosovë janë konfirmuar 889 raste të reja me COVID-19.

Shifra më e lartë e infektimeve gjatë kësaj jave, u shënua dje ku u konfirmuan 264 raste të reja.

Më 01 janar 2022 u konfirmuan 47 raste të reja dhe 1 rast i vdekjes. Më 02 janar u konfirmuan 29 raste të reja dhe 0 vdekje, më 03 janar rezultuan pozitiv 38 qytetarë dhe raste të vdekjes nuk pati. Më 04 janar filloi dukshëm rritja e rasteve ku u konfirmuan 108 raste, më 05 janar u konfirmuan 107 raste, më 06 janar vazhdoi rritja e rasteve ku u konfirmuan 152 të tilla. Më 07 janar ishin 144 raste dhe dje më 08 janar 264 raste të tjera me COVID-19, shkruan Telegrafi.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 251.

Po ashtu gjatë kësaj jave është shënuar vetëm një rast i vdekjes më datën 1 janar 2022. Që nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 2991 persona.

ARKATANA

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se numri në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rris edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme.

Latifi ka kërkuar që klinikat e QKUK-së dhe institucionet e tjera shëndetësore të jenë të gatshme për t’u ballafaquar me çfarëdo zhvillimi të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ndërsa profesionistëve shëndetësor u kërkoi që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë se dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar të jepet në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.