RCCOLA

Rritja e presionit të gjakut, pse krijohet?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sëmundja hipertonike është një sëmundje që prek moshat e rritura dhe që mund të jetë e dyllojshme: hipertensioni primar (parësor) dhe sekondar (dytësor). Në të shumtën e rasteve hipertensioni është parësor dhe shfaqet mbi bazën e ngushtimit të enëve të gjakut nga sëmundja që quhet arteriosklerozë. Arterioskleroza favorizohet jo vetëm nga mosha dhe predisponohet gjenetik, por edhe nga ushqyerja e tepërt.

hipertensionnDihet statistikisht se arterioskleroza shfaqet 3-5 herë më shumë tek njerëzit e dhjamosur sesa tek njerëzit normalë. Ndërsa, hipertensioni sekondar shfaqet tek të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të tjera të organeve të ndryshme të organizmit. Në mjekimin e sëmundjes hipertonike, një rol shumë të rëndësishëm luan dieta dhe regjimi i ushqyerjes.

Problemi kryesor i ushqimit të hipertonikëve është ai i përdorimit të kripës së gjellës. Dihet se kripa e gjellës ndikon negativisht në rritjen e presionit arterial. Japonezët p.sh. përdorin mesatarisht 15gr kripë në ditë, ndërsa nordikët 16 gr. për të respektuar këtë dozë është mirë që gjella të gatuhet pa kripë, në mënyrë që kripa të shtohet para ngrënies dhe e peshuar.

Lidhur me konsumimin e ujit, këtyre të sëmurëve gabimisht u kufizohet, me pretekstin se ai hyn në gjak dhe rrit masën e qarkullimit të tij, duke rritur në të njëjtën kohë edhe presionin e gjakut. Në qoftëse i sëmuri nuk mban regjimin e duhur ndaj kripës, atëherë marrja e ujit mbi masën e duhur, shkakton rritjen e presionit arterial. Ushqimi kryesor i hipertonikëve duhet të jetë mishi dhe produktet e tij, sepse me anën e tyre sigurohen substancat që i nevojiten organizmit të njeriut sicc janë: proteinat, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat dhe kripërat minerale.

Mobi Casa

hipertensioniTë sëmurët që vuajnë nga hipertensioni mund të marrin mish viçi, pule, derri e qengji, por pa i kriposur ato. Nuk duhet të përdorin mishin dhe peshkun e konservuar, si dhe sallamin për faktin se ato në përgjithësi përmbajnë kripë. Vezët dhe yndyrnat bimore nuk mund të hiqen nga racioni ushqimor i të sëmurëve që vuajnë nga hipertensioni. Buka e këtyre të sëmurëve nuk duhet të përmbajë kripë. Po kshtu edhe makaronat e orizi duhet të gatuhen pa kripë. Por duhet patur gjithnjë parasysh që buka, makaronat, orizi përmbajnë shumë kalori gjë që e favorizon dhjamosjen e të smëurit, prandja ato duhet të konsumohen në sasi të pakta, brenda normave dietetike.

Të sëmurët hipertonikë rekomandohet të hanë të gjitha frutat, ndërsa nga erimet nuk u rekomandohet marrja e spinaqit, kastravecit, panxharit, selinos, lakrës së kuqe dhe konservat e përgatitura prej tyre. Tek këta të sëmurë ndalohet pirja e kafesë dhe e kakaos, sepse ato shkaktojnë nervozitet, pagjumësi dhe rritje të presionit arterial. Lidhur me pijet alkoolike duhet thënë se përvecc një zgjerimi të enëve të gjakut që shkaktojnë filla pas marrjes, ato ndikojnë negativisht në ecurinë e sëmundjes.

Pijet alkoolike ndikojnë negativisht në veprimtarinë e zemrës dhe enëve të gjakut. Të sëmurëve hipertonikë u lejohet të pinë 1 gotë verë të kuqe, është mirë çdo darkë. Ushqimet që duhen kufizuar janë: gjalpi, gjiza e djathi i yndyrshëm dhe mishi i bagëtive të imta./gazeta shendeti/

Nga Hysni Dankshi