Rritja e pagave shton interesimin për t’u bërë mësues
Të rinjtë kosovarë nuk e kanë më ëndërr që të bëhen vetëm mjekë, dëshira për t’u bërë mësues ka rritur tash kërkesën për studime në Fakultetin e Edukimit, në nivelin e Mjekësisë, duke lënë kështu mbrapa Fakultetin Ekonomik dhe atë të Juridikut në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Numri i aplikuesve për studime në Fakultetin e Edukimit sivjet ka arritur në 3155 maturantë, për 500 vende sa janë ofruar për studim. Ministria e Arsimit, e cila llogaritet dhe themeluese e këtij fakulteti, e ka mirëpritur këtë interesim, madje duke premtuar shqyrtim të rritjes së vendeve për studim./zeri/


