UBT

Rritja e numrit të “veteranëve” turpi i vendit dhe i shoqërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Veteran dhe pjesëtarë të luftës, dilni kundër profiterëve dhe shpëtone vendin nga invazioni i tyre i pazakontë për një vend të dalur prej lufte.Nuk ka asnjë rast që një shtet aq i vogël të ketë numër kaq të madh të gllobarëve të buxhetit.

Ky numër do të ishte proporcional me 20 milion banorë, dhe i cili është çliruar vet.Ata që thirren në emër të luftës, përditë po e rrjepin Kosovën po e varfërojnë po e vjedhin dhe po e turpërojnë para syve të botës. “Veteranët” e turpit të vendit tonë, s’janë mbetur gjë tjetër pos një poçavër e cila tregon një kulturë të ndërtimit të shtetit dhe një hiç atdhedashuri e cila pengon ndërtimin dhe rimëkëmbjen e shtetit. Pa dyshim se dami i tyre është më i madh se sa dëmi që dikur kanë ba serbët ndaj ekonomisë dhe pasurisë së Kosovës.

Eco Higjiena

Edhe politikanët e ndershëm, kanë frikë nga fjala, aq më tepër nga vendimet e arsyeshme që do duhej t’i merrte kasta politike, për ta penguar invadimin e panatyrshëm të të ashtuquajturve “veteranë” ndaj buxhetit të shtetit, sepse ende të freskëta janë plagët e armëve të tyre, që e përdorën për të shtuar frikën e më pas ndikimin dhe “lavdin” në “sebepet” dhe rrethin.

Padyshim ndihmën më të madhe në shpëtimin e vendit nga këta horra, do të mundë ta ipnin luftëtarët e posaçërisht komandantët, nëse veç edhe ata nuk janë të kërcënuar apo të shantazhuar nga ky krup kriminal, që rritet për ditë në emër të luftës. Pos pagave dhe emrit që krijojnë, ata keqpërdorin emrin e veteranit duke përfituar lloj lloj benefitesh për vete e në dëm të shoqërisë së varfër të vendit. Turrja e këtyre profiterëve dhe matrapazëve për përfitime materiale, e ka humbur “lezetin” e të qenurit veteran edhe për ata që me të vërtetë kanë dhënë gjymtyrët e trupit për lirinë e vendit. Këta ia kanë humbur vlerën edhe lirisë, sepse po e uzurpojnë vendin, dhe lirinë e të tjerëve./rajonipress/