Rritja e çmimeve shqetësuese për qytetarët gjilanas

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët gjilanas shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimeve bazike familjare. Albin Kurti po shpërndan ndihma për aktivistët e vet, por e ka harruar qytetarin e rëndomtë shprehet Ruzhdiu.

Rritja e çmimeve që lidhen me kuzhinat familjare ka prekur rëndë xhepin e qytetarëve.
Ndonëse Qeveria ka shpërndarë “vitra” ato po shihen më shumë si dhurata për aktivistët e Albin Kurtit.

Ruzhdiu një qytetar gjilanas thotë se nëse e shihni me kujdes kush aplikon do ta kuptoni se 90% janë të Vetëvendosjes.”Për një ditë mu plotësue numri kjo ndodhë vetëm në marrëveshje me ata aktivistët e tyre. Kurti e ka harruar qytetarin e rëndomtë, atë qytetarin që përbehej kur ishte kohë fushate” shprehet Ruzhdiu.

Hidromorava

Zeqiri një qytetar tjetër thotë se jeta është rënduar për secilin prej nesh.”Po duhet me jetue edhe kështu, me zor e me mund të madh. Paraja s`ka vlerë tani sepse me një qese të vogël të shkon komplet pensioni” shprehet Zeqiri.

Limani një student thotë se Albin Kurti duhet ta ndërrojë qasjen e ndihmave.”Shumë është më mirë të lejohet marrja e Trustit sesa kështu të shpërndahen të holla nga buxheti i shtetit” shprehet Limani./rajonipress/