Mobi Casa

Rritja e AKR-së nuk ka të ndalur

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Të premten degës së AKR në Gjilan iu bashkua një pjesë e Kryesisë dhe e Forumit Rinor nga Partia e Drejtësisë, të bindur në programin e AKR, programi i së cilës Kosovës në këto momente i duhet më së shumti.

Alisahit Shaqiri tashmë ish nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, Profesor Sadulla Ramizi, themelues i këtij subjekti politik dhe Besnik Poroshtica anëtarë, me një pjesë të Kryesisë dhe pjesës dërmuese të Forumit Rinor, kanë braktisur Partinë e Drejtësisë dhe kanë zgjedhë të jenë anëtarë të Aleancës Kosova e Re.

“Të indinjuar nga procedurat dhe mënyra e udhëheqjes me degën, si dhe me tendencën e anashkalimit dhe të injorimit të pjesës më të madhe të Kryesisë së degës nga ana e udhëheqësisë nga qendra në Prishtinë për përkrahje të njëanshme, ne si pjesë e kryesisë shprehëm interesim për t’u renditur në gjirin e AKR, me qëllimin më të mirë për të dhënë kontributin tonë në proceset politike në Kosovë”, tha Alisahit Shaqiri, ish nënkryetar i PD dega në Gjilan.

Fundamenti

Kryesia e AKR dega në Gjilan të aderuarve iu bënë pritje e përzemërt. Agim Rexhepi, kryesuesi i AKR me këtë rast iu shprehi mirëseardhje. “Këtu jeni në shtëpinë tuaj, AKR është e hapur, është parti liberale, ku të gjithë do të ndihen të barabartë”, tha në mes tjerash Rexhepi.

Ideologjia e AKR është mirëqena e qytetarit njëherit është synim i vazhdueshëm dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen në këtë drejtim. Kjo do të arrihet me punë, dhe Kosovës sot i nevojiten heronj të punës siç potencon shpesh presidenti Behxhet Pacolli. Aleanca Kosova e Re do të dëshmoj se është aftë të krijon perspektivë për qytetarin, rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Kosovës i nevojitet një politikë e mirëfilltë me programin e ekonomik, çfarë e ka Aleanca Kosova e Re./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.