UBT

Rritja e akcizës së duhanit zvogëlon duhanpirjen

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e akcizës në disa mallra. Një prej tyre është duhani. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo po bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit.

Me uljen e temperaturave, shkelet Ligji për duhanin

Vështirësi në zbatim

Nga 1 janari i këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ngritur akcizën për duhan, nga 38 euro në 1000 copë, në 41 euro. Rritja e akcizës për këtë produkt është paraparë që deri në vitin 2019 të ngrihet deri në 47 euro në 1000 copë.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), organizatë kjo që merret me monitorimin e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se çdo ngritje e akcizës së duhanit në bazë të studimeve që janë bërë, ul numrin eduhanpirësve për rreth 4 për qind.

“Ne, si organizatë, e përkrahim ngritjen e akcizës pikërisht për shkaqe shëndetësore, sepse është një produkt që shkakton sëmundje, vdekje dhe pa aftësi, i cili nuk duhet të trajtohet njëjtë si produktet tjera”.

“Ngritja e çmimit të duhanit e bën më pak të qasshme moshën e re, për shkak se atakon buxhet të limituar. Përveç që ndihmon popullatën e rritur për ta ndërprerë duhanin, gjithashtu parandalon fëmijët që të nisin pirjen e duhanit”, thotë Spahiu.

Miratimi i propozimit për ngritjen e akcizës për produktet e duhanit, është në përputhje edhe me Konventën Kornizë për kontrollin e duhanit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës këto masa kanë efekt të menjëhershëm në uljen e konsumit të duhanit, pasi që duhanpirja shkakton vdekjen e 6 milionë njerëzve në vit.

Sipas Qendrës për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë, është vërtetuar se çdo rritje e çmimit të duhanit për 10 për qind, zvogëlon konsumin e përgjithshëm të duhanit për tre deri në pesë për qind, dhe redukton numrin e të miturve që tymosin duhan për 6 deri në 7 për qind.

FIDANISHTJA

Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë ka hyrë në fuqi nga data 22 maj e vitit 2013.

Ndonëse ky ligj në fillim respektohej, kohë pas kohe është rritur numri i shkelësve, duke mos e respektuar atë.

Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë thotë se, “Ligji për kontrollin e duhanit do të dëshmojë me kohë përfitimet që do të kenë qytetarët e Kosovës në aspektin shëndetësor, ekonomik, atë të mjedisit dhe në aspektin social”.

Mirëpo, ekspertë të ekonomisë shohin një tjetër rrezik nga rritja e akcizës së produkteve siç është duhani.

Sipas tyre, në momentin që rritet akciza në produkte dhe bëhet më e lartë sesa në vendet e rajonit, atëherë ekziston rreziku i rritjes së kontrabandës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se niveli i kontrabandës në Kosovë nga viti në vit ka shënuar rënie.

“Aktualisht, tregu i duhanit, produkti i fundit që i është rritur akciza, është një treg mjaft i rregulluar. Dogana ka të dhëna se kush janë importuesit, pastaj për sasinë e importit dhe konsumimit. Ne e vlerësojmë se 95 për qind e të gjitha produkteve të duhanit që hyjnë në Kosovë, janë të zhdoganuara. Kemi një 5 për qind që konsiderohet se mund të jetë kontrabandë”, bën të ditur Stavileci.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë një viti, në Kosovë hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan.

Në bazë të këtyre statistikave, del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit, për konsumim të duhanit./rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.