RCCOLA

Rritet Task Forca e Martyt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Task Forca Speciale për hetimet e krimeve të supozuara në raportin e Dick Martyt ka hapur faqen e vet në internet. Ka rekrutuar staf dhe ka ndërruar zëdhënësin. Në këtë mënyrë grupi i hetuesve që udhëhiqen nga prokurori amerikan Clint Williamson, ka bërë disa veprime që e pavarësojnë në praktikë nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX.

Burime të afërta më misionin, i kanë thënë gazetës “Tribuna” se po përgatitet terreni që kur të vendoset mandati i ri i EULEX-it në vitin 2014, Task Forca të jetë e pavarur. “Ka të bëjë me gjykatën. Ende nuk ka pajtim se në çfarë gjykate do t`i procedojë lëndët e mundshme. Ekziston një bindje se krijimi i një gjykate ndërkombëtare do ta rriste besueshmërinë e procesit.

Fundamenti

Edhe nëse do të jetë në Kosovë, gjykata duhet të jetë tërësisht e ndërkombëtarizuar”, i ka thënë gazetës me kushte anonimiteti një zyrtar i lartë evropian. Rritjen e stafit të Task Forcës e ka pohuar edhe shefi i EULEX-it, Bernd Boschardt.

Në raportin e tij për Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit, Boschardt ka thënë se janë shtuar disa pozita për shkak të ndjeshmërisë së rastit të cilën po e heton kjo Task Forcë.(Tribuna)