ARKATANA

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, mbi 9 mijë raste aktive në vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u konfirmuan rastet e para, e deri më 6 mars të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 72 mijë e 500 raste me koronavirus, raporton Express.

Deri më tani janë testuar mostrat 325 mijë e 707 personave të dyshuar për koronavirus, ndërkaq 72 mijë e 500 kanë rezultuar pozitivë.

Nga ta, janë shëruar 61 mijë e 685, ndërkaq numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me COVID-19 ka shkuar në 1 mijë e 640.

Numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar rritje, ndërkaq raste aktive janë 9 mijë e 175.

UBT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka publikuar raportin 24 orësh rreth gjendjes me koronavirus, ku ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 177 mostra të testuara, 592 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.