Rritet numri i “Mercenarëve 3”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ekipit të pjesë së tretë të filmit “The Expendables” (Mercenarët) do t’i shtohen emrat e Nicolas Cage, Wesley Snipes, etj.

Pjesa e parë e “Mercenarëve”, që u xhirua në vitin 2010, mblodhi aktorët legjendarë, si Silvester Stalone, Arnold Schwarzeneger, Brus Willis, Mickey Rourke, etj, dhe inkasoi 274 milionë dollarë fitim nga kinematë. Pjesa e dytë, u shfaq këtë, pa Mickey Rourke, por me Jean Claude Van Damme e Chuck Norris, dhe inkasoi 284 milionë dollarë deri më tani.

Pjesa e tretë sërish sjell Rourke në ekip, por edhe ‘mercenarët’ e rinj Nicolas Cage dhe Wesley Snipes, ndërkohë që producentët po negociojnë edhe me Harrison Ford.

Fundamenti

Producenti, Avi Lerner, i tha portalit NME se, njëri nga rolet është dedikuar edhe Clin Eastwood, por ai nuk duket i interesuar për këtë film.

Xhirimet e filmit “The Expendables 3” pritet të fillojnë brenda pak muajve, ndërsa premiera e tij pritet në fund të vitit të ardhshëm.(express)