FITORJA

Rritet numri i duhanpirësve në shkollat e mesme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga hulumtimi, u bë e ditur që ka rritje të pirjes së duhanit nga të rinjtë e shkollave të mesme në dallim me vitet e kaluara, që është një fakt mjaft shqetësues për shoqërinë tonë.

Në Gjilan është mbajtur debati rreth pirjes së duhanit nga të rinjtë dhe respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike.

Debati ka qenë pjesë e projektit “Pirja e Duhanit Vret”, projekt i financuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Departamenti i Rinisë dhe implementohet nga OJQ “Qendra e Aktivizimit të Rinisë”.

Në panel të debatit morri pjesë vetëm Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, z. Selver Xhelili, derisa të papërgjegjshëm u treguan zyrtarë nga Policia e Kosovës, Gjykata dhe Prokuroria, të cilët nuk erdhën për të marrë pjesë në debat.

Gjatë debatit u prezantua hulumtimi i bërë nga kjo organizatë me të rinjtë e shkollave të mesme dhe qytetarë në Regjionin e Gjilanit, përkatësisht Komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

ARKATANA

Në hulumtim janë përfshirë mesatarisht 150 pjesëmarrës, prej tyre 62 të intervistuar kane qenë nga qyteti i Gjilanit, 52 nga Qyteti i Vitisë dhe 36 nga Qyteti i Kamenicës, prej të cilëve 92 ishin meshkuj dhe 58 femra, të cilët ishin ndarë në 3 grupmosha, përkatësisht 15-20 vjeçare, 21-26 vjeçare dhe 27-47 vjeçare.

Nga hulumtimi, u bë e ditur që ka rritje të pirjes së duhanit nga të rinjtë e shkollave të mesme në dallim me vitet e kaluara, që është një fakt mjaft shqetësues për shoqërinë tonë.

Gjithashtu u bë e ditur që janë disa lokale që nuk e respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike dhe se institucionet përgjegjëse edhe pse merren me to, nuk e kryejnë punën si duhet me përpikëri.

Në fund të hulumtimit, u rekomandua që institucionet angazhohen në respektimin e ligjit, të bëhet verifikimi i shkelësve të ligjit, të pengohen shitësit ambulant, të vetëdijesohen dhe sensibilizohen qytetarët për zbatim dhe implementim të ligjit, si dhe të bëhet një punë sa më efektive nga ana e institucioneve relevante për shqiptimin e masave ndaj shkelësve të ligjit.

Selver Xhelili, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Gjilanit foli për punën që po e bën drejtoria e tij në zbatimin e ligjit nga ana e kafiterive dhe objekteve të mbyllura, për shqiptimin e dënimeve për shkelësit e ligjit dhe u zotua që drejtoria e tij do të angazhohet edhe më shumë në respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.