Eko Higjiena

Rritet numri i bizneseve të shuara

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Pas dy vjetësh, Elmije Hyseni nga Prishtina kishte vendosur që të mbyllë biznesin e saj.

Ajo ishte pronare e lokalit “Bizhuteria”, por, që siç thotë ajo çmimi i arkave fiskale të shtrenjta dhe mospërballimi i qirasë ka shtyrë atë që të vijë deri te mbyllja e biznesit.

Ajo tregon për “Zërin” se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet si përkrahje të biznesit.

Mobi Casa

“Jam marrë me shitjen e bizhuterive, por u detyrova ta mbyll se çmimet e arkave fiskale kanë qenë shumë të shtrenjta, qysh në fillim më është dashur vetëm ta blej aparatin e arkave fiskale 700 euro, pastaj edhe çmimin e qirasë nuk munda ta përballoj. Kohëve të fundit kam pas edhe probleme me shëndetin dhe këto janë tri arsyet pse edhe përfundimisht me letra e mbylla biznesin”, ka thënë ajo.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, gjatë periudhës janar-nëntor janë shuar rreth 1 mijë e 838 biznese, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet një rritje e shuarjes së bizneseve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.