ARKATANA

Rritet niveli i pastërtisë në shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një aksion i inspektorëve sanitarë gjatë vizitave higjenike e sanitare që ka bërë nëpër shkollat e Gjilanit ka konstatuar se gjendja dukshëm është më e mirë se viteve të mëparshme, ndërsa rekomandime për të rritur nivelin e pastërtisë janë dhënë për tri shkolla në fshatrat Zhegër, Pograxhë dhe Dobërqan.

Inspeksioni komunal pos kontrolleve dhe vizitave të shpeshta që ka bërë nëpër kafiteri, restorante dhe minimarkete, një aksion ekstra e ka ndërmarrë edhe nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit.

Ismet Hajdini drejtor në inspeksionin komunal tha për rajonipress se nga raporti i inspektorëve hixheniko- sanitar shihet se gjendja në institucionet parashkollore dhe shkollore dukshëm është më e mirë se viteve tjera, ndërsa tha se kanë dhënë disa vërejtje dhe rekomandime për tri shkolla në fshatrat e Gjilanit , ku gjendja sa i përket papastërtisë është më e ulët.

Hidromorava

Hajdini tha se gjendja paraqitet pak më e vështirë në shkollën fillore në Zhegër, Pograxhë dhe Dobërqan. “Në këto fshatra objektet shkollore janë të vjetruara dhe është vështirë të mirëmbahen, edhe pse ne u kemi dhënë rekomandimet dhe vërejtjet profesionale” tha Hajdini.

Kurse Bujar Nevzadi drejtor i arsimit i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk ka marrë ende raport zyrtar nga inspeksioni. “Unë ende se kam parë atë raport, por mund të them se gjendja është dukshëm më e mirë se viteve të mëparshme. Edhe në Zhegër kemi intervenuar me kohë sikurse edhe në shkollat tjera dhe dukshëm është përmirësuar rrjeti infrastrukturor dhe sanitarë” tha Nevzadi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.